Bledi Çuçi prej disa ditësh ka kryer një rokadë interesante në kabinetin Rama dhe tashmë ndodhet në krye të të Ministrisë së Brendshme.

Në një intervistë të dhënë për emisionin OPEN, pyetjes së gazetare Eni Vasili, se a do të ketë policia fytyrën e ministrit kësaj radhe,  Çuçi zgjodhi t’i përgjigjej në mënyrë eksplicite duke thënë se nuk do që policia të ketë fytyrën e një politikani.

“Meraku është që performanca nuk varet nga vullneti, dëshira dhe përkushtimi që ka një ministër i Brendshëm në punë, por varet më së shumti nga rrethanat dhe politika. Në fund të fundit kur të mbaroj mandatin notën nuk do ta marrë për angazhimin, por do ta marrë nga rrethanat që nuk varen nga unë. Mendoj që duhet të vazhdojmë të ecim në këtë trajektore, nuk do të doja që polici të ketë fytyrën e politikanit, as timen”, tha ai.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re