Në dy javët e ardhshme vendi ynë do të jetë nën të njëjtat masa kufizuese sa i takon parandalimit të përhapjes së Covid 19. Zëvendësministrja Mira Rakacolli u shpreh se ora policore do të vijojë të mbetet në fuqi, që nënkupton kufizimin e lëvizjes dhe aktivitetit nga ora 22 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit.

Ndërkohë që Universitetet do të vijojnë të jenë të mbyllura, njësoj si dhe fluturimet me Britaninë e Madhe.

Rakacolli:

Ka një tendencë të lehtë ulje, e cila mbetet për tu konfirmuar në javët në vijim. Nuk kemi ende të dhëna nëse virusi britanik të jetë në vendin tonë, do të vazhdojë të mbetet në fuqi ora policore, edhe Universitetet do të vijojnë që të jenë të mbyllura, dhe mësimi të vijojë online. Fluturimet me Britaninë e Madhe do të jenë të pezulluara deri në datën 18 Janar. Të vazhdojmë të mbajmë maskat, dhe të vijojmë që të ruajmë distancimin social.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re