Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Liban Marc Ghorayeb deklaroi se procesi i riatdhesimit të shqiptarëve që ndodhen në kapin e Sirisë pritet të përfundojë shumë shpejt.

Në një lidhje direkte në studion e Radar Informativ ne abcnews.al me Jonida Shehun, Ghorayeb u pyet edhe për fatin e Eva Dumanit, e cila nuk pranoi të kthehej disa muaj më parë bashkë me të vëllain Endrin.

Konsulli u shpreh se situata e Evës vijon të jetë e vështirë, megjithatë ai tha se kanë kanale të fshehta komunikimi në kamp dhe shpreson që ta nxjerrin që aty.

“Kur gjetëm, Endri Dumanin po kërkonim edhe për atë dhe po përpiqemi ta rigjejmë.

Është e vështirë se pjesa më e madhe e grave janë të mbuluara në fytyrë. I vetmi mjet identifikimi janë sytë.

Kemi kanalet tona të  fshehta të komunikimit në kamp. Kemi edhe bashkëpunëtorë nga ana siriane.

Shpresojmë ta gjejmë. Shpresoj të ndryshojnë mendim dhe ta lejojnë të kthehet në Shqipëri.

Janë shumë vend enë botë që po kërkojnë të kthejnë shtetasit e tyre.

Jam shumë krenar për Shqipërinë. Kemi shumë mbështetje për t’i gjetur.

Ne po kërkojmë pa pushim. Mund t’ju them se procesi mund të përfundojë shumë shumë shpejt dhe ata do të jenë në Shqipëri”, tha konsulli.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re