Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i pyetur nëse kreu demokrat Lulzim Basha duhet të largohet nëqoftëse humb zgjedhjet e 2021, ka thënë se kjo nuk është një çështje që i takon atij.

I ftuar në edicionin e lajmeve në Report tv, Mediu tha se nëse opozita e bashkuar humbet zgjedhjet, ai do t’i kërkojë largimin vetes së tij, e jo Bashës.

“Unë do t’i kërkoj largimin vetes time, jo zotit Basha. Pastaj se çfarë bën zoti Basha është çështja e zotit Basha. Unë do mbaj qëndrim në raport me veten time dhe Partinë Republikane, pastaj se çfarë bën PD është çështje e PD”, tha Fatmir Mediu.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re