Cristiano Ronaldo thuhet se u ka thënë bashkëlojtarëve në dhomat e zhveshjes së ai dëshiron të largohet nga Juventusi këtë verë.

Ish-sulmuesi i Real Madrid kaloi në Torino nga kryeqyteti spanjoll në vitin 2018, ndërsa këtë sezon nuk arriti të fitojë titullin në Serie A.

Kontrata e 36-vjeçarit me klubin nga “Allianz Stadium” zgjat deri në qershor 2022, megjithëse ai mund të largohet nga Juve këtë verë.

Sipas Il Messaggero, Ronaldo u ka thënë shokëve të tij te Juventusi se ai dëshiron të largohet në afatin kalimtar të transferimeve.

Manchester United dhe Sporting Lisbona janë të lidhur me rikthime  ish-yllin të tyre, pasi Real Madrid hodhi poshtë mundësinë për të ri-nënshkruar me të.

Gjatë tre viteve të tij në Torino, Ronaldo ka shënuar 101 gola dhe bërë 22 asistime në të gjitha garat për Bianconerët.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re