Diplomatët izralitë kanë paralajmëruar për “dëme të konsiderueshme” në mes të vendit të tyre dhe demokratëve, nëse kryeministri izraelit vendos të ndalojë kongresmenet Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib nga hyrja në Izrael.

“Jo që na e dëmton imazhin, por na shkakton dëme të pariparueshme me demokratët. Çdokush e di se demokratët do të kthehen në pushtet, sot a nesër, dhe ndalesa do të ishte një vendim që partia nuk do ta harronte,” i tha një diplomat izraelit gazetës Haaretz.

Më herët, Presidenti Trump i  bëri thirrje Izraelit të mos lejojë kongresmenet Omar dhe Tlaib që të hyjnë në vend, pasi  sipas tij, ato janë një “turp”.

“Do të ishte dobësi e madhe nëse Izraeli do të lejonte Omar dhe Tlaib të vizitojnë vendin hebre. Ato e urrejnë Izraelin dhe gjithë popullin hebre, dhe nuk ka asgjë që mund të bëhet për të ndryshuar mendjen e tyre. Minesota dhe Michigan do ta kenë shumë vështirë me ato në detyrë. Ato janë një turp!

Washington Post raportoi të enjten se qeveria e Netanjahut informoi udhëheqësit e Kongresit, të cilët aktualisht janë në Izrael, që të dy zonjave do t’u refuzohej hyrja për shkak të mbështetjes së tyre për lëvizjen e bojkotit dhe sanksioneve ndaj Izraelit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re