Autoritet greke kanë vendosur që nuk do të ketë asnjë kufizim për numrin e personave që do të mund të shkojnë në Greqi si punëtorë sezonalë.

Ndëkohë, nga e Hëna e javës tjetër, pritet të nisë edhe dorëzimi i dokumentacionit në sektorin përkatës të Emigracionit në zonën e tyre në Greqi nga fermerët grekë, që do të kërkojnë punëtorë sezonalë. Këta të fundit mund të kalojnë më pas me dokumentacion të rregullt në Greqi përmes pikave kufitare që janë të hapura.

Lajmi është bërë i ditur nga ligjvënësi grek Vasileios Giogiakas, dhe është përcjellë nga Jolio Dine, përfaqësues i PD-së në Sarandë.

Në një postim në FB, ai shkruan: Nje super lajm per gjithe punetoret sezonale ne rajonin e Thesprotise ne Greqi!

Ne komunikim me deputetin e Igumenices, Vasileios Giogiakas, ky i fundit konfirmon se nuk do te kete asnje kufizim per numrin e personave qe do te mund te kalojne ne Greqi si punetore sezonale.

Nga e hena tjeter do te nise edhe dorezimi i dokumentacionit ne sektorin perkates te Emigracionit ne zonen e tyre ne Greqi nga fermeret greke qe do te kerkojne punetore sezonale, te cilet do te mund te kalojne me pas me dokumentacion te rregullt ne Greqi permes pikave kufitare qe jane te hapura.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re