Dega lokale e PD-së lajmëroi sot se në vijim të takimeve në rrethe të kryetarit të kësaj force politike, Lulzim Basha, stacioni i kësaj fundjave do të jetë pikërisht Berati.

Në një njoftim, të cilin dhe faqja jonë e bërë publik, mes të tjerash thuhej se protesta do të ishte paqësore dhe qytetare.

Duke parë zhvillimet e fundit në Berat, ku PD-ja është bërë pjesë e pushtetit lokal në Bashkinë Berat në fazën përgatitore për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, pyetja që shtrojmë është: A do t’ia kthejë me të njëjtën monedhë LSI-ja e Beratit, duke marrë pjesë edhe ajo në protestën e PD-së, meqenëse protesta e 16 shkurtit do të jetë e përbashkët e të gjitha partive të koalicionit opozitar.

Ngelet për t’u parë dhe për t’u kuptuar në do të kemi një shfaqje të peshës elektorale të këtyre dy forcave në Berat apo do kemi një protestë rutinë vetëm me strukturat e PD-së!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re