Grupi organizator njoftoi se ka marrë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë se këtë vit “Panairi i Librit” i parashikuar të zhvillohej nga data 12 në 15 nëntor nuk do të mbahet.

Ministria e Shëndetësisë ka kthyer përgjigje negative për mbajtjen e këtij aktiviteti. Sipas një njoftimi që publikojnë organizatorët përgjigja është negative për shkak të “rrezikshmërisë së lartë në përhapjen e Covid-19 gjatë këtij aktiviteti, në situatën në të cilën ndodhemi”.

Organizatorët njoftojnë botuesit, librarët, ekspozuesit dhe pjesëmarrës në Panairin e Librit të Tiranës se pavarësisht përgatitjeve aktiviteti nuk do të mbahet

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re