Drejtoresha e Epidemiologjisë pranë ISHP, Eugena Tomini, deklaroi diten e sotme se shkollat nuk janë vatra të koronavirusit.

80% e vatrave të infeksionit janë në familje, sipas Tominit.

“Në Shqipëri nuk ka vatra masive në strukturat arsimore. 80% e vatrave aktuale janë vatra familjare. 20% e vatrave janë në struktura të tjera”, tha Tomini.

Zëvendësimet vijojnë dhe fakti që nuk janë konstatuar mungesa të orëve mësimore për shkak të mungesës së mësuesve, autoritetet thonë se nuk ka arsye për mbylljen e shkollave në vend. 

Sipas saj “Mësuesit me Covid-19 janë zëvendësuar me staf shtesë”






Previous articleTritan Kalo ngre shqetësimin: Qytetaret po përdorin mjekime të gabuara, po fillohet nga e fundit..

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re