Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka folur nga Lushnja për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Pyetjes nëse a janë gati për të miratuar një president nga PD, Balla tha se do të ishte e gabuar, nëse do të ishte një zgjedhje si ajo e Ilir Metës.

“Mendoj që një president nga opozita, sikurse ishte Ilir Meta ishte zgjedhja më e gabuar. Sikurse ne e kemi thanë që nuk duam një president nga PS. Mendoj një president i mirë duhet të jetë nje president që të pranohet nga të gjithë shqiptarët, sepse keshtu e ka përcaktuar kushtetuata. Presidenti përfaqëson unitetin e popullit. Besoj i keni ndjekur sondazhet. Një president që ishte udhëheqës i një partie të opozitës ishte udhëheqësi më i keq në 30 vite”.

Ndërkohë Balla ka kujtuar edhe ish-deputetin e PS, Fatmir Xhindi, i vrarë 13 vite më parë.

“Natyrshëm që për ne socialistët Fatmir Xhindi mbetet një koleg i paharruar dhe ende besojmë se drejtësia në bashkëpunim edhe me policinë e shtetit të hedhin dritë mbi një vrasje e cila ende ëahtë e pazbuluar dhe autorët e këtij krimi makabër nuk janë vendosur ende përpara drejtesisë. Ne presim që të gjitha institucionet ligjzbatuese të bëjnë detyrën e tyre. Është e vëetetë që ka kaluar shumë kohë dhe që përgjegjësia rritet ndaj atyre që duhet të bëjnë detyrën për këtë krim”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re