Gjatë konferencës së përbashkët për mediat me zv.kryeministrin Ahmetaj, ministrja Gjermane për Evropën Ana Luhrman u pyet nëse Berlini është pro ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit.

Luhrmann dha një përgjigje diplomatike duke thënë se po punohet që të gjendet një zgjedhje e përshtatshme.

A do të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut për integrimin drejt BE-së?

“Për ne është me rëndësi thelbësore të ecim sa më shpejt me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, deri tani kemi marrë rezultate shumë pozitive. Angazhohemi që të gjejmë një të afërt më të mundshme zgjedhjen më të përshtatshme të kësaj çështje”, tha Anna Luhrmann.

A do të merret vendimi para qershorit për t’u ndarë nga Maqedonia e Veriut?

Ahmetaj: Kryeministri Rama ka nisur konsultimin publik për disa çështje sensitive për të na ndihmuar për të marr vendime të duhura.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re