Deputetetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli tha se çelja e fushatës së PS një ditë më parë ishte një ekujlibër të mirë mes “sulmeve” dhe asaj që PS premton në mandatin e tretë.

Lidhur me ironitë e kryeministrit Edi Rama lidhur me opozitën, Kodheli tha se nuk është baltosje në kuptimin banal të fjalës, ndërkohë që shtoi se ironia sarkazëm në politikë përdoret rëndom.

E pyetur për bashkëpunimin e saj me Ditmir Bushatin nëse nuk arrin të fitojë betejën me herësin Kodheli tha se është keqinterpretuar dhe se nuk e ka thënë kështu. “Bashkëpunimi me të do të jetë i njëjtë siç ka qenë më para”, shtoi Kodheli.

Nisët dje fushatën, që u fokusua shumë te opozita. Pse kjo qasje, teksa duhet të fokusoheni te prioritetet e mandatit të trertë?

Unë besoj që kishte një ekujlibër të mirë mes “sulmeve” dhe asaj që PS premton në mandatin e tretë. Kishte një ekulibër të mirë, gjërat u thanë se çfarë të mirash do të ketë nga vazhdimi i qeverisjes. Ka ardhur koha në gjykimin tim, që njerëzit të dëgjojnë programe dhe jo britma, fjalë që duhet të rëndojnë dhe jo të numërohen. Nuk besoj që Tirana e gjeti veten duke dëgjuar zhurmë dhe pak thelb.

Sot u publikua edhe një video, që ironizon kundërshtarët. A do mbani një politikë të baltosjes së kundërshtarit? Pse kjo nevojë për të ironizuar?

Nuk besoj që ironizomi është baltosje në kuptimin banal të fjalës. Ka disa lloj baltosjesh, me fjalë të rënda, kërcënuese dhe ka ironi sarkazëm që në politikë përdoret rëndom. Nuk jam që këto dy gjëra të krahasohen. Njerëzit duhet të fokusohen tek ç’ka do të ketë të mirë qeverisja në vazhdim pavarësisht se njerëzit tentojnë të gjejnë pikën e dobët. Në politikë kjo njihet dhe mbase tashmë është më prezente për shkak të zgjerimit të komunikimit. Kjo ndodh kudo, por e rëndësishme është që njerëzit të gjejnë vetëveten në 4 vitet në vazhdim.

Ju thoni se do ta fitoni betejën me hersin, pse e keni këtë besim? Nga se ju buron kjo siguri?

Nga besimi në vetvete dhe nga mbështetja që njerëzit më kanë dhënë dhe në gjykimin tim besoj kam shërbyer mirë dhe njerëzit dinë të lexojnë. Unë jam në gjendje akoma të shërbej dhe kjo e rrit vetëbesimin për shërbimet.

Si e keni parë vendimin e Ramës lidhur me renditjen në lista?

Si një mesazh që ju nuk keni nevojë të favorizoheni sepse mund ta fitoni këtë betejë edhe duke qenë në këtë pozicion. Ka disa momente që duhen sqaruar se herësi është mbi 10 mijë vota dhe tjera është që kur të vijë dita ligji ka kufizime të forta. Nëse do të abuzohet njerëzit do të rrezikojnë 7 vjet heqje lirie. Shpresoj që të jenë të vetëdijshëm edhe ata që do të votojnë edhe ata që do të numërojnë. Besoj shumë që duke u lexuar vota do të surprizohem për mirë nga votuesit e mi.

Dihet të me ndryshimin e Kodi zgjedhor beteja mes të fortëve është më e fortë?

Ka të bëjë me faktin që kufizimet apo dënimi ligjor është më i fortë dhe njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për të treguar që dimë të bëjmë zgjedhje. Nuk ka të bëjë me numërimin brenda një force politike. Është e rëndësishme që PS t’i lexohet vota ashtu siç do të jepet nga publiku.

Znj. Kodheli dihet që jeni në listë jo fituese në zgjedhjet e 25 prillit e renditur. Pse kjo politikë e Kryeministrit? Mos po tenton Rama të spostojë njerëzit e politikiës së PS, pas viteve 2000. Xhaketat e vjetra le të themi?

Nuk besoj që është ky rasti im. Kam një marrëdhënie të gjatë me Edin si personale dhe profesionale. Ai e ka menduar drejt duke më njohur mua si person që më pëlqejnë sfidat.

Kthehemi aty ku e nisëm, keni thënë që nëse nuk fitoni, do ndihmoni PS me Ditmir Bushatin. Si do e bëni ketë?

Jo nuk e kam thënë kështu.

Si do të ishte raporti juaj me të?

Bashkëpunimi me të do të jetë i njëjtë siç ka qenë më para.

Dje, raporti i PE tha se Shqipëria ka plotësuar reformës për tryezën e parë ndërqeveritare. Për cilat reforma flasim konkretisht?

Besoj që të gjithë ju e keni lexuar atë që Santos ka thënë për raportin dhe arritjet. Duhet të rithem që vlerësohet reforma dhe thellimi i saj do të jetë vazhdimi ynë. Fillimi i funksionimit të gjykatës kushtetuese është një tjetër hap dhe gjithçka që ka të bëjë me forcimin e institucioneve. Menaxhimi i pandemisë dhe tërmetit janë arsye pse ka përgjigje pozitive nga PE. Por synimi në këtë moment janë zgjedhjet dhe duhet t’ia dalim të bëjmë zgjedhje siç duhet të jenë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re