Ministrja e Arsimit Evis Kushi u pyet nga gazetarët nëse gjatë ditës së nesërme do të rikthehen nxënësit dhe mësuesit në shkolla, pas tre ditëve pushim, për shkak të temperaturave të ulëta.

Kushi tha se parashikohet që nesër të kemi një përmirësim të kushteve të motit, dhe të gjitha shkollat pritet që të jenë të hapura.

Sa i takon kopshteve dhe çerdheve, Kushi tha se ato nuk janë në varësi të Ministrisë së Arsimit por të bashkive. Ministrja pranoi mungesën e ngrohjes në disa shkolla, ndërsa sipas saj kujdes i veçantë kërkohej edhe gjatë transportit të nxënësve, ndaj dhe u kërkua që në 3 ditë ata të qëndronin pushim.

A do të nisë nesër shkolla? Pse i keni lënë hapur kopshtet dhe çerdhet, a ndizet ngrohësja gjatë gjithë kohës?

Evis Kushi: Po lajmi i mirë është që nesër të gjithë nxënësit do të rikthehen në shkolla, sepse ka një përmirësim të motit. Të gjithë e pamë që temperaturat ishin jo të zakonshme, ju jeni informuar që edhe Greqia i mbylli shkollat, edhe Turqia, që janë më të zhvilluara se ne.

Arsyeja nuk ka qenë vetëm problematika e ngrohjes në shkolla, ne kemi dhe rreziqet gjatë rrugës. 

Çerdhet dhe kopshtet janë në varësi të bashkisë, prindërit nuk janë të detyruar që t’i çojnë fëmijët në kopshte, ndërkohë që nxënësit kanë detyrim të shkojnë në shkolla. Shpresojmë që të mos jemi të detyruar sërish që të mbyllim shkollat si pasojë e motit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re