Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët në SHBA, nëse Ilir Meta do të ketë të njëjtin fat si Sali Berisha në rast se shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese.

Rama tha se kjo nuk kërkon një analizë shumë të thellë, teksa shtoi se nuk do të vijonte të bënte koment sa kohë që pritet një vendim nga Kushtetuesja në ditët në vijim.

“Nuk janë telepatira, por analiza që nuk janë të vështira për t’u bërë kur ndjek me kujdes dinamiken. Duke qenë se Ilir Meta është në gjykim me gjykatën kushtetuese, s’do të doja të hyja në këtë grackë që ma ngrite me buzëqeshjeje. Është koha që të flasë gjykata kushtetuese që të vendoset në vend nderin e nëmëkëmbur të Kushtetutës.”, tha Rama.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re