Mjekësia nuk e ka gjetur ende kurën për koronavirusin dhe në të gjithë botën të infektuarit janë dukeu trajtuar në forma të ndryshme, të cilët janë të gjitha eksperimentale.

Italia ka nisur sëfundmi trajtimin e të sëmurëve me plazmën e atyre që janë shëruar me synimin që të injektohen anti-trupa tek të infektuarit.

Në lidhje me këtë u pyet sot edhe drejtuesja e ISHP, e cila tha se do të duhet më tepër kohë që të vlerësohet nëse funksionon apo jo.

Pyetje-përgjigje

Pyetje: A kanë dalë rezultatet e para për testet seriologjike? Në çfarë faze janë?

Fico: Të gjithë po ndjekim me interes çështjen e testeve seriologjike, vazhdojmë me validimin e metodës.

Pyetje: Në Itali po përdoret terapia plazmatike me antitrupa nga pacientët e shëruar dhe ka rezultuar e suksesshme. Po e konsideroni edhe ju një metodë të tillë? Nëse po a keni ju teknologjinë që duhet?

Fico: Kjo është një nga ato gjëra që ne jemi shprehur shpesh duke konstatuar faktin që komuniteti mjekësor është në dilema të jashtëzakonshme. Përdorimi i çdo lloj metode ose gjetje janë në faza eksperimentale. Do dojë kohë që gjithë këto njohuri ose eksperiencat e përfituara të vendosen në platforma të aplikueshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re