Pas shtatë viteve të luftës, kostoja njerëzore e luftës në Siri ka qenë shumë e madhe. Vlerësimet e fundit nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) dhe agjensia e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara, UNHCR, sugjerojnë se mbi pesë milionë sirianë kanë ikur nga vendi dhe mbi 370 mijë janë vrarë nga lufta që ka përfshirë shumë aktorë të huaj, përfshirë Rusinë, Shtetet e Bashkuara, dhe Iranin, transmeton .

Zyrtarët e lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut kanë thënë se granatimet pa dallim mund të përbëjnë krime lufte, viktimat civile mund të jenë pjesë përbërëse e strategjisë së saj”.

Që nga bashkimi me luftën në vitin 2015, ushtria e Rusisë ka ndihmuar qeverinë e Asadit të rikthejë rreth 85 përqind të territoreve të mbajtura nga grupet e opozitës, sipas zyrtarëve ushtarakë rusë që folën para gazetarëve në shtator të 2017. Organizata të tilla si Human Rights Watch (HRW) dhe Amnesty International kanë thënë se të gjitha palët në konfliktin sirian kanë kryer krime të të drejtave të njeriut, por se qeveria siriane është përgjegjëse për shumicën dërrmuese. Kur u pyetën nëse Asadi dhe mbështetësit e tij rusë dhe iranianë tani mund të pretendojnë fitore, gazetari sirian Rami Jarrah thotë “nëse do të thonim se fitimi i ndeshjes ishte përmbushja e aspiratave të popullit të Sirisë, atëherë kjo nuk do të ishte fitore “.

“Ushtria e Rusisë është përpjekur të përdorë Sirinë si fushë beteje taktike dhe operacionale për të provuar armët e saj”

A do të përfundoi lufta e Sirisë, dhe kush e fitoi atë, mbetet të shohim në ditët në vijim!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re