Skip to content

A do të përjashtohen edhe demokratët e pezulluar nga PD-ja? Basha: Duhet të distancohen nga dhuna, “fati” i tyre do të vendoset nga partia!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbuluar se “fati” i demokratëve të pezulluar do të vlerësohet nga partia duke u bërë thirrje që të distancohen sa më parë nga dhuna.

Gjatë një interviste për “Abc News”, Basha u shpreh i vendosur se në rast se përsëritet dhuna brenda selisë së PD-së atëherë kjo do të konsiderohet vepër penale dhe agresori do të ndëshkohet sipas ligjit.

Përveç Berishës, përjashtimi i menjëhershëm nga PD, prek dhe 8 emra të tjerë, mes të cilëve edhe ish presidentin Bujar Nishani apo dhe tre deputetët Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Albana Vokshi. Ndërsa për 19 të tjerë, është vendosur pezullimi i menjëhershëm nga anëtarësia si dhe nga funksionet e tjera në parti. Vendimi u mor nga kryesia e kësaj partie më 11 janar, si përgjigje ndaj ngjarjeve të 8 janarit, kur selia e PD-së u sulmua nga mbështetësit e Berishës duke shkatërruar dhunshëm një pjesë të mirë të mjediseve të saj

Pyetje: Zoti Basha keni lënë një dritë le të themi portokalli për 19 funksionarët të Partisë Demokratike. Pse një pjesë e atij që quhet Komisioni i Rithemelimit janë parë me sy të mirë nga ju apo iu është dhënë drita jeshile ndërkohë për 9 funksionarë të tjerë përfshirë edhe Sali Berishën u mor vendimi që të përjashtohen përjetësisht nga Partia Demokratike?

Nuk ka dritë jeshile për asnjërin. Të gjithë janë përjashtuar nga Partia Demokratike. Të pezulluarit kanë një mundësi të distancohen nga dhuna dhe distancimi i tyre nga dhuna do të vlerësohet nga institucionet e partisë. Mosdistancimi i tyre deri në këtë moment flet qartë për fajin e tyre”, tha fillimisht Basha.

Masat e mara në 8 janar, mos rrezikohej jeta e funksionarët e PD – “Ne ishim në një mbledhje normale në detyrën tonë si drejtues të PD, asgjë nuk na pengon të bëjmë detyrën tonë, nuk ishim ne në vendin e gabuar por Sali Berisha me organizatë kriminale erdhi për të ushtruar dhunë.

Pas përjashtimit, a do të lejohet Berisha të futet në zyrat e PD për të zhvilluar mbledhje? “Pas 8 janarit çdo akt dhune, çdo akt tjetër në kundërshtim me ligjin do të trajtohet si vepër penale nga çdo keqbërës”.

Ndërhyrja më shpejt e policisë? “Skenari ishte i përgatitur nga njerëzit e Berishës dhe nga Edi Rama, Berisha mori kriminelët e Edi Ramës. Janë struktura të Tom Doshit , Aqif Rakitit janë struktura që ishin këtu në selinë e PD-së. Kreu i korrupsionit është kreu i qeverisë, këta i bashkon një hall i madh, i bashkon korrupsioni. Në Shqipëri ka vetëm një faktor që është pengesë për këta, pra jemi ne. Ata janë bashkuar në hallin e tyre dhe në përpjekjen për të ndalur në luftën kundër korrupsionit, të tjerat janë detaje teknike. Do të përpiqemi ta ndalim korrupsioni do të bjerë dhe do të marrë me vete të korruptuarit dhe PD do të udhëheqë Shqipërinë larg kulturës së korrupsionit dhe rikthimin e dinjitetin për të jetuar normalisht”, tha Basha.

 

/faxweb