Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka konfirmuar se nuk do të përshpejtohen procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri edhe sikur PD-ja të tërhiqet nga negociatat.

Pyetje: Nëse PD tërhiqet nga negociatat, a do të përshpejtohen procedurat për zgjedhjen e Presidentin e ri?

“Raundet të marrin kohën maksimale nuk është në dorën tonë. Edhe sikur PD të marrë vendim që nuk do të bëhen pjesë e këtij procesi, edhe raundi i tretë do të jetë në datën 30 do të marrë kohën maksimale kjo ka qenë kërkesë e opozitës për të marrë kohën maksimale. Unë u kam thënë i keni firmat? Nëse i ka firmat të sjellë kandidaturat. Nëse arrin të bëjë bashkë deputetë të opozitës veç njërit pasi dokument të firmës së tij nuk e marrim konsideratë, Sali Berisha nuk merret në konsideratë për asnjë lloj diskutimi. Nuk ka asnjë shkelje të marrëveshjes, gjithçka do të respektohet edhe sikur PD të tërhiqet. Edh grupet parlamentare duhen të pyeten, dhe opozita duhet të vijë me kandidat të përbashkët”, tha Balla.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re