Tekniku brazilian I Shqipërisë e sheh vetën që tani trajner të përfaqësues sone edhe pas Euro 2024.

 

I pyetur nga moderatorja Vilma Masha gjatë një interviste dedikuar për emisionin Studio Sport në Vizion Plus, ai sqaroi se ndjehet shumë mirë tek Shqiperia e se përfundimi i kontratës në qershor 2024 nuk përbën problem.

 

 

Në të vërtetë nuk më shqetëson fare kontrata, absolutisht jo. Unë nuk kam shkuar kurrë në Europian, për mua është një ëndërr dhe mendoj vetëm për atë. Jeta dhe futbolli është cmenduri. Unë kam jetuar thuajse gjithcka në futboll, dhe mendoj neser eshte nje ditë e re. Unë nuk e kisha menduar kurrë se një ditë do të isha trajner i shqipërisë. Kam bërë një zgjedhje të shkëlqyer me Shqiperinë. Më pëlqen të jetoj në Tiranë,jam i lumtur këtu, arrita një objektiv të mahnitshëm. Do të rinovoja lehtësisht, jam shumë i lumtur.

 

Silvinjo rrëfeu për gazetaren Vilma Masha marrëdhenien speciale me lojtarët, arsyen përse vendosi të kalojë shiritin e kapitenit nga Hysaj tek Gjimshiti, raportet me Brojën, si e zbuloi Mitajn dhe pse vendosi të besoje tek Asani që më pas rezultoi deciziv, pa lënë mënjanë edhe gjykimin mbi problematikat e Sistemit VAR, si dhe dëshirat e shortit për Euro 2024.

 

Këto por edhe impresionet e jetes se re në shqiperi për trajnerin e përfaqësueses do të keni mundësi ti ndiqni në intervisten e zgjeruar që do të tramsmetohet të dielen në mbrëmje ora 22:00 në emisionin Studio Sport në Vizion Plus.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re