Jonila Godole ka komentuar në Panorama TV zërat për një rikthim të mundshëm të ish kryetarit Lulzim Basha, në krye të Partisë Demokratike.

Capture

Ajo u shpreh se PD ka nevojë për një lider të ri që nuk ka asnjë pikë të së shkuarës, ku kryeministri Edi Rama mund të sulmojë opozitën për ta dobësuar atë.

“Koha do ta tregojë shumë shpejt do ta shohim se kush do të kandidojë. Ajo ë që mua më shqetëson më shumë është se kanë kaluar 10 ditë nga data e mbylljes së zgjedhjeve. Dhe ende nuk është mbledhur kryesia e Partisë Demokratike dhe strukturat e larta. Kjo më shqetëson më shumë se kush do të vijë si lider. Që një lider duam ta heqim dhe të sjellim një lider që ka qenë edhe njëherë.

Çështja është kur do mblidhen strukturat dhe kryesia për të bërë një analizë të thellë të asaj që ndodhi. Duhet të mblidhen strukturat e tjera. Në PD nuk ka asnjë njoftim zyrtar se kur do të bëhet ky takim me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike. Që pastaj të hapet procesi për zgjedhjet. PD ka nevojë për një lidership të ri që nuk ka më pengje të së shkuarës që mund të përdoren nga kundërshtari politik. Dhe mbi të gjitha ka nevojë për një frymë të re dhe një diskurs të ri që t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve. Kanë kaluar 10 ditë dhe strukturat nuk po mblidhen”, deklaroi ajo.

Godole theksoi se më rëndësi gjatë këtyre ditëve është mbledhja e strukturave për të analizuar rezultatin e opozitës në zgjedhje dhe hapat e radhës që duhen ndjekur.

“PD ka shansin të hapë partinë dhe të vrasë kultin e individit duke orientuar kulturën politike. I vetmi shans që shoh aty është ulja me gjakftohtësi e palëve dhe marrja e një vendimi. Çdo demokracie funksionale rron nga një opozitë e fortë që është zëri i qytetarëve. Opozita për momentin nuk është në këtë rol. Unë personalisht kam dhënë kontributin tim duke folur shumë shpesh publikisht që të shohim drejt të ardhmes për të qenë një alternativë qeverisëse duke e hapur partinë drejt zërave ndryshe.

Që kundërshtari politik të mos ketë asgjë që të mbajë p[eng opozitën. Një opozitë e pastër ia ndërpret oksigjenin një qeverie të korruptuar. Nuk ka rrugëzgjidhje tjetër përveçse të hapin partinë dhe të fusin aty të rinj dhe të reja me një vizion ndryshe të të bërit politikë. Përndryshe misioni i PD është i mbyllur, i mbaruar”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re