Është ekstraduar nga Greqia ish-trajneri i futbollit Sokol Metaj, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy të mitur, një prej të cilëve e kishte edhe nxënës së tij. Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin e tij me 5 vite burg, dhe për këtë shkak Interpol Tirana së bashku me homologët grekë kanë bërë të mundur ekstradimin e tij.

Njëri prej të rinjve ka dëshmuar se i pandehuri e kishte ngacmuar në vijimësi seksualisht me fjalë dhe me veprime konkrete, duke tentuar të prekë në vende intime.

Sipas të dëmtuarit, gjatë bisedës së zhvilluar mes tyre, i pandehuri i ka drejtuar pyetje të tilla si p.sh., “A ke qejf të rrish me mua?”, “A të pëlqej?”, “Do më përgjigjesh mua sa herë që unë dua të rri me ty?”. Në një nga takimet, Metaj ka tentuar ta prekë fizikisht të dëmtuarin.

Për këtë shkak, K. Gj. ka ftuar shokun e tij R. V. për t’i ngritur një kurth Metajt, duke ia prezantuar si një nga “ata që ai donte”. Metaj i ka dërguar dy të rinjtë në një rrugicë të parrahur nga kalimtarë. Kur ka tentuar të rrijë vetëm me njërin prej tyre, ata e kanë qëlluar me grusht në fytyrë dhe janë larguar.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Ekstradohet nga Greqia, një shtetas i dënuar për ngacmim seksual ndaj të miturve. Në vijim të bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana, me zyrat homologe, për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar, si rezulat i shkëmbimit të informacionit është vënë në pranga në Greqi dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Sokol Metaj, 55 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi Sokol Metaj ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Ngacmimi seksual” dhe Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur lënien në fuqi të këtij vendimi penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 15.11.2015, në afërsi të kalçetove të një kompleksi në Tiranë, në automjetin e tij, i dënuari Sokol Metaj, i cili ishte trajner futbolli, ka ngacmuar seksualisht dy shtetas të mitur, njërin prej të cilëve e kishte nxënës në kursin e tij të futbollit.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re