Analisti Aleksandër Çipa ishte i ftuar në emisionin “Aktualitet” në “Fax Neës” ku ka folur për situatën politike në vend dhe problemet që po shfaq opozita.

I pyetur nga moderatori Bejdo Malo “nëse PD-ja rrezikon që të shkrihet pas përplasjeve të fundit Basha-Berisha”, Çipa tha se opozita ka përjetuar një frakturë që mund të rikuperohet nëse maksimilizon votën në raport me qytetarët.

Gjithashtu Çipa tha se Berisha nuk do të rikthehet, madje as të propozojë kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

“Në Shqipëri duhet marrë shumë seriozisht mosekzistimi i pluralizmit politik, e them këtë në kuptimin më institucional të fjalës. Institucionalizmi në Shqipëri i rikthen ekuilibrin në qeverisjen dhe administrimin e vendit. Ky vend shndërrohet në një gropë që nuk dimë ku do shkojë thellësia e saj , këtë mision pritet dhe shpresa e të gjithëve është shumë e vështirë për tu ndarë. Një pjesë e madhe e shoqërisë është e brengosur nga disekulibër që ka përfaqësimi politik në Shqipëri. Kjo është përgjegjësi e kastës qeverisëse. Kemi një kastë që ka ndërtuar një pazar të politikës, zoti Basha sot është në Slloveni ndoshta ka zhvilluar edhe ndonjë takim me zotin Rama dhe nga ana tjetër ndjek një axhendë politike formale dhe nuk duket se jep ndonjë impakt. Ai sot ka qenë në një tubim të partive popullore europiane, por cili është impakti i këtyre vizitave dhe takimeve. Kapaciteti i numrave të opozitës e cila ka mbi 50 deputet së bashku me aleatët por a e shohim ne rezistencën parlamentare, kjo mbetet dilemë.

Do shkrihet opozita dhe PD? “Shanset janë për një frakturë të opozitës, nuk ka përse të shkrihet. Problemi i PD është pak më kompleks, sepse mënyra se si e rikthen protagonizmin e vet. Berisha nuk mund të rikthehet, por nuk ka një shans të dytë që të vendosë një pasardhës të PD siç bëri me Bashën. Mund ta bëjë këtë Berisha, por edhe nëse e bën PD nuk do të vijë në pushtet. Llogaria që duhet të bëjë Partia Demokratike qoftë e reformuar ose e ristrukturuar duhet të maksimilizojë votën në raport me qytetarët jo anëtarët”, përfundoi Çipa.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re