Kryeministri Edi Rama gjatë një konference të mbajtur me gazetarët ditën e sotme foli mbi masat anti-Covid që pritet të merren në vijim. Rama nuk dha detaje nëse do të ketë ashpërsim apo lehtësim të masave duke e lënë ekskluzivitetin e vendimit tek Komiteti Teknik.

Kryeministri u ndal vetëm tek rregullimet që pritet të ndërmerren në kuadër të zhvillimit të fushatës politike  pa rrezikuar shëndetin. Ai theksoi që pritet të merret një vendim i përbashkët pasi të kenë rënë dakord me forcat e tjera politike.

“Po presim një sugjerim nga ekspertët dhe pastaj do të bëjmë atë që duhet që të merremi vesh me partitëtë e tjera për të vendosur rregulla të përbashkëta në shërbim të shëndetit.

Do të përpiqemi që partitë politike të zhvillojnë një aktivitet zgjedhor normal brenda kuadrit jo normal ku po jetojmë.

Për masat shtohen apo pakësohen nuk vendos unë por vendos komuniteti teknik i ekspertëve“, tha Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re