Shumë herë kam menduar: “Putini nuk do ta bënte kurrë këtë.” Pastaj ai shkon dhe e bën atë.
“Ai nuk do ta aneksonte kurrë Krimenë, me siguri?” Ai e bëri.
“Ai kurrë nuk do të fillonte një luftë në Donbas.” Ai e bëri.
“Ai kurrë nuk do të fillonte një pushtim të plotë të Ukrainës”. Ai e ka bërë.
Fraza “nuk do ta bëja kurrë” duket se nuk vlen për Vladimir Putin.
Dhe kjo ngre një pyetje të pakëndshme: “Ai kurrë nuk do të shtypte butonin bërthamor i pari… apo jo?”
Nuk është një pyetje teorike. Udhëheqësi rus sapo ka vënë forcat bërthamore të vendit të tij në gatishmëri “speciale”, duke u ankuar për “deklarata agresive” mbi Ukrainën nga liderët e NATO-s.
Kur ai njoftoi në TV “operacionin e tij special ushtarak”, ai dha një paralajmërim rrëqethës: “Për këdo që do të konsideronte të ndërhynte nga jashtë – nëse e bëni këtë, do të përballeni me pasoja më të mëdha se çfarëdo që jeni përballur në histori”.
“Fjalët e Putinit duken si një kërcënim i drejtpërdrejtë i luftës bërthamore”, thotë laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Dmitry Muratov, kryeredaktor i gazetës Novaya Gazeta.
“Ky është një kërcënim se nëse Rusia nuk trajtohet siç dëshiron ai, atëherë gjithçka do të shkatërrohet”.
Nëse Putin do të zgjidhte një opsion bërthamor, a do të përpiqej dikush në rrethin e tij të ngushtë ta shkëpusë atë? Apo ta ndalonte?
“Elitat politike të Rusisë nuk janë kurrë me popullin”, thotë Muratov. Ata gjithmonë marrin anën e sundimtarit”.
Dhe në Rusinë e Putinit, sundimtari është i plotfuqishëm./bbc
…
/faxweb
