Skip to content

A do të takohet me Ramën?/ Veprimi i fundit i Kurtit, i “vë kapakun”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është takuar ditën e sotme me homologun e tij shqiptar Edi Rama, i cili ka qenë në një vizitë zyrtare në Prishtinë sot.

 

Teksa dilte nga ambientet e zyrës së tij Kurti është pyetur nga mediat nëse ka në plan të takohet me Ramën, pyetje së cilës kreu i qeverisë së Kosovës ka refuzuar t’i përgjigjet.

 

Kurti ka përshëndetur gazetarët dhe ka hyrë në automjetin e tij dhe është larguar.

 

Duket se ky veprim i tij, i ka “vënë kapak” të gjitha pikëpyetjeve që mund të ishin deri tani.

 

Rama në Kosovë është pritur nga presidentja Vjosa Osmani, ndërsa më pas do të takohet edhe me kreun e Kuvendit Glauk Konjufca.