Kreu i grupit të opozitës, Gazment Bardhi është shprehur se ende nuk është vendosur nëse kryeministri Edi Rama do të thirret si dëshmitar në dy Komisionet Hetimor që do të ngrihen pas marrëveshjes me Partinë Socialiste.

Bardhi deklaroi për mediat nga selia blu se do të jetë Komisioni që do të përcaktojë se kush do të jenë dëshmitarët.

Por, kreu i Grupit të opozitës theksoi se me Rama do të merret në hetim parlamentar dhe se “jemi në betejë me Kryeministrin, deri ditën kur do ta mundim”.

Gazment Bardhi: Nuk ka asnjë marrëveshje me Edi Rama, por dialog me institucionet e Kuvendit. Hetimi Parlamentar do të kryhet në përputhje me Kushtetutën dhe për këtë s’ka asnjë tërheqje nga ana e deputetëve të opozitës.

Në cilin nga dy komisionet Rama mund të thirret dëshmitar?

Gazment Bardhi: Nuk ka nisur akoma hetimi, do të ketë një plan paraprak hetimi dhe në varësi të të dhënave që mblidhen nga Komisioni paraprakisht caktohet edhe lista e dëshmitarëve.

Nuk kam dijeni se kush do të jetë dëshmitari, do të jetë një çështje e punës së Komisionit.

Do të vazhdojmë t’i kërkojmë llogari kryeministrit. Kryeministri padiskutim që do të hetohet në Parlament, siç është në hetim nga drejtësia për çështje të caktuara. Është kundërshtari politik jo vetëm i opozitës, por edhe i çdo shqiptari. Jemi në betejë me të, deri ditën kur do ta mundim.

Normalizimi do të jetë vetëm brenda parlamentit, nuk do të ndikojë në aksionin jashtë Kuvendit.

Rama komandon deputetët dhe përfaqëuesit e tij.

Opozita është ulur aty ku ka vendin në Konferencën e kryetarëve.

Po punojmë për objektin, sa kohë puna vijon dhe nuk ka produkt final. Po vijon puna për të 3-ja çështjet. Nëse nuk do të finalizohet do të merrni vesh arsyen. Ne i qëndrojmë dakordësisë në parim pikë për pikë të arritur në Konferencën e Kryetarëve.

Është dakordësuar shtyrja e mbledhjes.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re