Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, është pyetur nga gazetarët nëse ka kërkuar rikompozim të vendeve në Kuvend, duke nënkuptuar një ndryshim të karriges së tij, që është ngjitur me atë të kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Gazment Bardhi e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se nuk e ka problem të ulet me askënd pranë.

“Nuk kam problem të ulem me askënd, s’kam pasur kurrë probleme të tilla dhe s’kam kërkuar asnjë rikompozim të vendeve në Kuvend. Respektoj secilin anëtar të Grupit të PD-së, e kam ftuar të vijë në mbledhje. Si rregull duhet të vijë. Sot grupi ka shkuar në një fazë tjetër, dhe pse nuk respektohen vendimet e grupit, përsëri në kuadër të diversitetit, i kemi rezervuar një vend të marrin përgjegjësi përballë popullit opozitar”, tha Bardhi.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re