Mjeku neurolog Arjan Mezini ka deklaruar se në dhjetëditëshin e ardhshëm pritet një ulje e numrit të viktimave si pasojë e virusit në vend.
Në studion e ABC, me Juli Xhokaxhi, mjeku tha se vijon të jetë shqetësuese vonesa e shkuarjes në spital.

Mezini theksoi se të sëmurët kanë ende frikë nga spitali dhe kërkojnë të kenë ngrohtësinë familjare.

Gjithashtu, ai tha se variantet e reja mund të jenë shkaktar që virusi ka qenë më agresiv javët e fundit.

“U pranua që ka hyrë varianti britanik. Ajo që vihet re është se duhet pranuar që rastet që kemi pasur kanë qenë më agresive.

Më të rënda dhe kohëzgjatja e tyre që kanë mbijetuar ka qenë më e madhe. Flasim edhe për persona që nuk kanë sëmundje të tjera, mund të ketë edhe një lidhje me variantet e reja. Suksesi me të intubuarit në vendin tonë ka qenë më i ulët se në BE. Ka të bëjë kryesisht se tek ne rastet paraqitet në gjendje shumë të rëndë,” tha mjeku .

I pyetur nëse do të vijojmë me uljen e shifrave dhe a do të ketë ndikim vaksinimi apo temperaturat, Mezini tha se vaksina ende nuk ka sjellë rezultat, ndërsa shton se avantazh më i mirë është përqindja e atyre që e kanë kaluar natyralisht virusi.

“Vaksina nuk ka krijuar akoma ndikim. Janë dy faktorë ne kaluam një periudhë në javën e dytë të janarit deri në javën e parë të marsit, një ndikim kishin arsye edhe kushtet klimaterike mot i ftohtë.

Nga ana tjetër një përqindje e konsiderueshme duhet të kenë qenë të infektuar me variantin. Në periudhën e pranverës temperaturat janë disi më favorizuese. Një përqindje jo e vogël me kanë kaluar virusin. Diku te 40% duhet të jetë”, deklaroi mjeku.

Mezini thekson më tej se nëse ecet me ritme të shpejta vaksinimi do të kemi një verë më të relaksuar.

“Me shifrat që ne kemi 40-% të infektuar në mënyrë natyrale dhe nëse realizohet ajo që thotë kryeministri që të vaksinohen 500 mijë vete do të kemi një periudhë vere më të relaksuar. Dhënie fund është shpejt për të folur.

Nëse realizohet të vaksinohen 500 mijë veta do të ishte një gjë shumë e mirë për një verë të relaksuar.

Parë pak me optimizëm mesi i 2022 do të bënte ta ndjenim shumë pak. Sot jemi në kohën moderne nëse ka sukses vaksinimi masiv besoj do të jetë një kohë më e shkurtër,” deklaroi mjeku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re