Skip to content

A do të zhvillojë opozita protestë ditën e Samitit të Berlinit në Tiranë, ja si përgjigjet Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se opozita nuk do të zhvillojë ditën e Saimit të Procesit të Berlinit në Tiranë më 16 Tetor.

“Nuk kemi parashikuar protestë ditën e samitit, por dokumentet elektorale janë shpërndarë në të gjithë botën.

Libri i zi i farsës elektorale është shpërndarë në të gjitha qendrat, në të gjitha qeveritë e vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve anëtare të OSBE, BE dhe Këshillit të Europës.

Libri është dërguar kapitull për kapitull online ODIHR-it dhe ne jemi shumë të kënaqur me raportin objektiv profesional që ata kanë publikuar.”, tha Berisha në një konferencë për gazetarët.

 

“”