Kryedemokrati Sali Berisha është pyetur nëse do të zbatohet statuti i Partisë Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve gjatë një konference për shtyp.
Berisha deklaroi se PD do të respektojë statutin, por shto se me rëndësi parësore është vota e lirë e shqiptarëve.
Kryedemokrati theksoi se “kjo parti nis betejën për votën e lirë të shqiptarëve, e kemi nisur, vazhdon beteja”.
Gazetari: Kundërshtimi i procesit zgjedhor do të jetë paralelisht me një proces të brendshëm të PD për të respektua statutin që vetë e keni propozuar apo do merreni më vonë me proceset e brendshme
Sali Berisha: Partia Demokratike ka statutin dhe do ti përmbahet asaj, por ka disa parime eprore, që janë vota e lirë e shqiptarëve.
Kjo parti nis betejën për votën e lirë të shqiptarëve, e kemi nisur, vazhdon beteja.
Jeni dëshmitarë se si në mes të fushatës, 1 javë para zgjedhjeve Rama u damkos si njeri që blen vota.