Në emisionin “Opinion”, Kryeministri Edi Rama, foli në mënyrë të detajuar lidhur me masat e marra për menaxhimin e situatës në vend, pas shfaqjes së koronavirusit.

I pyetur lidhur me marrjen e masave nga shtetit shqiptar dhe nëse duheshin mbyllur më parë kufijtë, Rama tha se mbyllja e kufijve nuk e pengon përphapjen e virusit.

 Këto masa që duken drastike, a ishin të detyrueshme, apo mund të ishin marrë step by step, pra diku më të lehta e diku  më drastike?

Faktikisht vendet nuk kanë shumë zgjedhje sepse rruga është e njëjtë ai që ndryshon ëhstë intensiteti pas shfaqjes së virusit në territor. Ne kemi zgjedhur një plan të mirëmenduar dhe përshkallëzimi i masave është i domosdsohëm, sepse siç jam munduar të përsëris asnjë vend nuk mund të ndalë as arritjen dhe as përhapjen e koronavirusit. Përmes masave mund ta ngadalësojmëe dhe duke e ngadalësuar mund ta garantojmë qëndrureshmërinë e sistemit dhe mund të fitojmë kohë, duke shpresuar se kanë të drejtë ekspertët, se rritja e temperaturave i dobëson viruset.

 A jemi të vonuar me këto masa? A duheshin ndaluar fluturimet me Italinë. Kishim 17 fluturime, pra 5 mijë pasagjerë nga aeroporti, 2 mijë nga tragetet…

Edi Rama: Jo, ne kemi vepruar në kohën e duhur sepse askush në asnjë rast nuk ka reaguar në masa drastike para shfaqjes së virusit në territorin e vet. Kjo sepse masat drastike nuk bjnë gjë veçse godet zinxhirin e ekonomik dhe nuk e pengon virusin të hyjë. Nëse mbyllja e kufijve do të pengonte virusin atëherë murtaja nuk do të ishte përhapur në një kohë kur ekzistonte vetëm karroca.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re