Në emisionin “Opinion”, Kryeministri Edi Rama, foli në mënyrë të detajuar lidhur me masat e marra për menaxhimin e situatës në vend, pas shfaqjes së koronavirusit.
I pyetur lidhur me marrjen e masave nga shtetit shqiptar dhe nëse duheshin mbyllur më parë kufijtë, Rama tha se mbyllja e kufijve nuk e pengon përphapjen e virusit.
Këto masa që duken drastike, a ishin të detyrueshme, apo mund të ishin marrë step by step, pra diku më të lehta e diku më drastike?
Faktikisht vendet nuk kanë shumë zgjedhje sepse rruga është e njëjtë ai që ndryshon ëhstë intensiteti pas shfaqjes së virusit në territor. Ne kemi zgjedhur një plan të mirëmenduar dhe përshkallëzimi i masave është i domosdsohëm, sepse siç jam munduar të përsëris asnjë vend nuk mund të ndalë as arritjen dhe as përhapjen e koronavirusit. Përmes masave mund ta ngadalësojmëe dhe duke e ngadalësuar mund ta garantojmë qëndrureshmërinë e sistemit dhe mund të fitojmë kohë, duke shpresuar se kanë të drejtë ekspertët, se rritja e temperaturave i dobëson viruset.
A jemi të vonuar me këto masa? A duheshin ndaluar fluturimet me Italinë. Kishim 17 fluturime, pra 5 mijë pasagjerë nga aeroporti, 2 mijë nga tragetet…
Edi Rama: Jo, ne kemi vepruar në kohën e duhur sepse askush në asnjë rast nuk ka reaguar në masa drastike para shfaqjes së virusit në territorin e vet. Kjo sepse masat drastike nuk bjnë gjë veçse godet zinxhirin e ekonomik dhe nuk e pengon virusin të hyjë. Nëse mbyllja e kufijve do të pengonte virusin atëherë murtaja nuk do të ishte përhapur në një kohë kur ekzistonte vetëm karroca.