E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë sipërmarrësi Endri Demirxhiu, i cili ka folur më shumë mbi sfidat dhe problemet që lidhen me punësimin në Shqipëri…

Pjesë nga intervista:

A duhet vërtet që punonjësit të punojnë 8 apo 10 orë në ditë, me mendimin që sa më shumë të qëndrosh në punë, aq më shumë prodhon për kompaninë?

Jo, nuk është e vërtetë.

Nga statistikat që unë kam nxjerrë dhe analizat që kam bërë me stafin, kam kuptuar që produktiviteti është diku rreth 4 orë. 4 deri në 6 orë një njeri është produktiv, sepse është punë kreative.

Ti nuk mund të jesh produktiv për një kohë të gjatë ose thjesht do bësh punën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re