Ish-kryeministri Sali Berisha, ka në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së deputetëve në Kryesinë e PD, është shprehur se opozita nuk duhet të bojkotojë Parlamentin, “po duhet të vazhdojë betejën e gjithanshme”.
Ndërsa u pyet nga gazetarët për reformën zgjedhore, Berisha deklaroi se, “kemi në dorë, raportonin e OSBE-ODHIR, e cili si kurrë më parë pikë të parë ka ndëshkimin e dhunimit të zgjedhjeve. Kemi specialistët më të mirë në këtë fushë, dhe kjo nuk i pëlqen Edi Ramës”.
Pyetje: Kur thoni se Edi Rama po përcakton përfaqësuesit e opozitës, e keni fjalën për zëvendësimin e Gazment Bardhit nga e dërguara e Basha?
“Nga Edi Rama që nuk njeh ligj, kod moral, kushtetutë, asnjë norma, në këtë aspekt them që është i aftë të propozojë çdo vendim, Interesi i tij është pushteti absolut”, deklaroi Berisha.
Nisur nga çfarë tha më sipër, si dhe lidhur me mundësinë e bojkotimit të Parlamentit nga opozita, Berisha theksoi se “nuk duhet bojkotuar Parlamenti, po duhet të vazhdojë betejën e gjithanshme”.