Gjatë ditës së djeshme Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi shpalljen si të padëshirueshëm në SHBA të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të familjes së tij, me pretendimin se është përfshirë në akte korrupsioni të nivelit të lartë. Por a do të pasohet kjo me një vendim të Berishës për të lënë mandatin e deputetit? Në këtë pikë mendimet duket se janë të ndryshme.

Diplomati Agim Nesho thotë i bindur se Sali Berisha nuk do të dorëhiqet nga posti i deputetit në Parlamentin e ri.

“Ai ka kërkuar faktet. do t’i sugjeroja që të qëndrojë. ai ka aksionet e tij në politikë dhe as e tund fare kjo gjë”, tha diplomati në emisionin Opinion.

Analisti Preç Zogaj u shpreh se vendimi i takon Berishës, dhe tha se ai nuk do ti bëjë karshillëk SHBA-ve, dhe do tentojë rregullimin e marrëdhënieve.

“Me aq sa e njoh unë do të mendohet gjatë dhe nuk besoj se do ta kalojë kaq lehtë dhe do të marrë vendim në funksion të qepjes së marrëdhënies me SHBA. Në tërësi, Berisha ka qenë politikan i orientuar nga euro-atlantizmi, ka pasur zig-zaget e veta në raport me shba, por në tërësi kam një bindje se zemra e tij ka rrahur për euroatlantizmin. Ai do të punojë ta qepë këtë marrëdhënie, nuk do t’i bëjë karshillëk SHBA, do ta gjejë rrugën, por se cila do të jetë i takon atij ta mendojë”, tha Zogaj.

(E.K/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re