Sipas një njoftimi të rëndësishëm, të gjithë ata që e kanë mbyllur procesin e vaksinimit dhe kanë marrë dozat e vaksinave Pfizer/ BioNTech ose Moderna, nuk është nevoja të karantinohen nëse bien në kontakt me një të infektuar.

Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kontrollin e Sëmundjeve dhe Parandalimin (CDC), në SHBA. Nga ana tjetër theksohet se këta persona nuk duhet të ndalojnë së zbatuari me rigorozitet të gjitha masat anti-COVID, që nga mbajtja e maskës e më tej.

“Individëve plotësisht të kualifikuar nuk do t’u kërkohet më të karantinohen pas ekspozimit ndaj dikujt të infektuar me COVID-19. Individëve të vaksinuar të ekspozuar ndaj një rasti të dyshuar ose të konfirmuar COVID-19 nuk u kërkohet të karantinohen nëse plotësojnë të gjitha kriteret e mëposhtme”, shkruan Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në faqen e saj të internetit, ndërsa jep edhe udhëzime për vaksinimin.

Cilat janë kriteret? Ata duhet të jenë vaksinuar plotësisht, dmth duhet të kenë bërë dozat e plota të vaksinës, si dhe të kenë kaluar të paktën dy javë nga doza e dytë. Kjo pasi duhen 15 ditë që imuniteti i plotë të zhvillohet pas dozës së dytë të vaksinës.

Por Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tregojnë se mbrojtja mund të dobësohet pas tre muajsh.“Si pasojë, ata që morën dozën e fundit tre muaj ose më parë duhet të karantinohen nëse ekspozohen ndaj një rasti të dyshuar ose të konfirmuar. Ata gjithashtu duhet të futen në karantinë nëse shfaqin simptoma”, sqarohet në njoftimin përkatës.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re