Ministrja e Turizmi, Mirela Kumbaro është e para përfaqësuese e qeverisë që reagon për çështjen e Sali Berishës, i cili është nën hetim nga SPAK për çështjen e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

E pyetur nga gazetarët nëse janë ndjekur të gjitha procedurat për heqjen e lirsë së një deputeti, Kumbaro u shpreh se SPAK vepron në mënyrë të pavarur, pavarësisht interpretimeve që mund të bëjë ekzekutivi.

“E kemi besuar këtë sistem që të funksionojë i lirë nga çdo interpretim që mund të bëjë ekzekutivi. Duhet t’ja lënë këtë pavarësi sistemit të drejtësisë dhe të presim punën që bëjnë përfaqësuesit e SPAK”, tha Kumbaro, duke theksuar se respektojnë ndarjen e pushteteve.

Pyetje: Procedurat e ndjekura për Berishën janë konfmorn kushtetutës, duke qenë se ka pretendime se është shkelur sepse nuk është marrë autorizim nga kuvendi që kufizon lirinë e një deputetit?

Kumbaro: Në emër të qeverisë mund t’ju konfirmoj se sa herë jemi pyetur për vendimmarrjet e instancave të SPAK ne nuk kemi bërë asnjë koment, respektojmë ndarjen e pushteteve, jo thjesht se e kërkon kushtetuta, por sepse kjo mazhorancë ka qenë ajo që ka luftuar që ky sistem i drejtësisë të ngrihen, të funksionojnë në kushtet më të mira.

Nuk bën përjashtim asnjë veprim, të gjitha janë veprime procedurale të gjyqësorit, nuk kemi komentuar për asnjë arsye dhe nuk bëj asnjë përjashtim për rastin në fjalë.

Pyetje: A duhet të kishte një autorizim nga Kuvendi apo ka një tjetër interpretim?

Kumbaro: Jam anëtare e parlamentit dhe anëtare e qeverisë. E kemi besuar këtë sistem që të funksionojë i lirë nga çdo interpretim që mund të bëjë ekzekutivi. Duhet t’ja lënë këtë pavarësi sistemit të drejtësisë dhe të presim punën që bëjnë përfaqësuesit e SPAK

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re