Një ditë pas operacionit të policisë në kampin MEK në Manëz, DASH  ka shprehur shqetësimin në lidhje me këtë organizatë, pasi sipas tyre nuk është demokratike. Në lidhje me këtë ambasadorja e SHBA u pyet nëse duhet të largohen muxhahedinët nga Shqipëria dhe a duhet të prishet marrëveshja? Diplomatja amerikane tha se këtë vendim duhet ta marrë qeveria shqiptare.

Pyetje: DASH reagoi lidhur me operacionin policor në Manëz ku janë vendosur njerëzit e MEK dhe janë shprehur të shqetësuar sepse sipas tyre nuk është një lëvizje demokratike. A mendoni se Shqipëria duhet të shkojë drejt prishjes së marrëveshjes dhe largimit të pjesëtarëve të organizatës MEK ?

Yuri Kim: Është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare. Një gjë është e qartë që ne mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj.

Ka terma të caktuara që zbatohen për çdo mysafir në vendin tuaj dhe këto duhet të zbatohen, duhet ti respektojmë ato.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re