Pyetja një milion dollar për Partinë Demokratike është, nëse Lulzim Basha do largohet nga drejtimi i saj, nëse kjo parti humbet zgjedhjet në vitin 2021.

Përgjigjen e jep ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ,në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU për Grupin Mediatik “FJALA”.

– Nëse PD në 2021 humbet zgjedhjet, a duhet të largohet zoti Basha nga drejtimi i saj?

-Kjo është pyetje klishe. Ju flisni për dy momente, për tre madje. Ju bëni hipotezën që në gjykimin tim është e pamundur, humbjen e zgjedhjeve në 2021, ju thoni se ç’vendim duhet të marrë lideri i partisë politike dhe e treta vendimmarja e partisë politike. Pse nuk ja lini të ardhmes këtë lloj gjëje?

– Ja kam bërë këtë pyetje çdo personi që është pjesë e një lidershipi të caktuar. Po apo jo?

-Ne fitojmë zgjedhjet. Unë mendoj se vendimet e rradhës do jenë formimi i koalicionit qeverisës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re