Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama prezantoi përgjigjet e Këshillimit Kombëtar duke u ndalur edhe tek pyetja për legalizimin e kanabisit.

Sipas rezultatit të bërë publik, rreth 61% e shqiptarëve ishin shprehur pro kësaj nisme?

Ndërkohë Faxnews ka pyetur qytetarët në lidhje me legalizimin e kanabisit. Ata ajnë shprehur kundër këtij vendimi, pasi kanabisi shkatërron.

Disa prej tyre u shprehën se nuk e kanë plotësuar aspak formularin e Këshillimit Kombëtar.

“Unë nuk kam asnjë lloj mendimi, atë e din ato që vendosin, ne populli jemi një hic, janë formalitetet që bëjnë sikur na pyesin. Do abuzohet, është mënyra më e mirë për ti mbyllur gojën popullit, me i thonë që ne nuk kemi kriminelë që mbjellin e abuzojnë me kanabisin dhe jena në rregull, fitimet do të jenë edhe më të mëdha. Kanabisi është vdekjeprurës, vdes njerëz, shkarërron rininë”.

“A ka mundësi që vetëm të shtohet. A ka mundësi të më japë licencë dhe ta mbjell, se ajo të bo rob në këtë vend. Ajo hyn në punë për cdo gjë, si për ilace, si për bukën”.

“Nuk jam dakort se po u bë e gjithë Shqipëria do të bëhet kanabis. Ai formular bëhët nga vetë qeveria”.
https://www.youtube.com/watch?v=wA9lD6-APx8

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re