Organizata Botërore e Shëndetit nuk rekomandon vendet dhe rajonet e prekura nga COVID-19, që të lehtësojnë masat e ndërmarra për të ngadalësuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Në një njoftim të fundit të martën, OBSH u kërkoi shteteve të mos nguten që të heqin këto masa kufizuese shumë herët.

“Një nga pjesët më të rëndësishme është që të mos heqësh masat shumë herët në mënyrë që të mos kemi një rënie përsëri”, tha zëdhënësi i OBSH Christian Lindmeier në një konferencë virtuale.

“Është e ngjashme me të qenit i sëmurë vetë, nëse ngrihesh shumë shpejt nga shtrati dhe vrapon shumë, rrezikon të biesh dhe të kesh komplikime”, shtoi ai.

Të hënën, Organizata Botërore e Shëndetit bëri thirrje për të miratuar përdorimin e maskave të fytyrës për të gjithë që dalin jashtë për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus pranoi se vendet “duan të bëjnë gjithçka që munden për të mbrojtur veten dhe të tjerët” – por tha se duhet të ketë akoma më shumë hulumtime nëse popullata e përgjithshme do të përfitonte nga këto masa mbrojtëse.

“Ajo që është e qartë është se ka një hulumtim të kufizuar në këtë fushë,” tha Tedros në një konferencë për shtyp. “Ne inkurajojmë vendet që po shqyrtojnë përdorimin e maskave për popullatën e përgjithshme, për të studiuar efektivitetin e tyre, në mënyrë që të gjithë të mësojmë.”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re