Kompanitë që merren me shitjet pretendojnë se produktet e kolagjenit mund të përmirësojnë shëndetin e lëkurës, thonjve dhe flokëve. Por nuk ka prova të forta pas këtyre pretendimeve.

Megjithatë vazhdojmë të shohim njerëz, që rekomandojnë suplemente kolagjeni në mediat sociale. Çfarë është kolagjeni? A mund ta bëjë vërtet lëkurën dhe flokët e mi më të shëndetshëm?

Kolagjeni është një proteinë që gjendet në shumë pjesë të trupit – në kërc, kocka, tendina dhe lëkurë. Ndihmon në ndërtimin e një kornize strukturore për të ruajtur freskinë e lëkurës. Por ndërsa plakemi, prodhojmë më pak kolagjen, ndaj dhe lëkura bëhet më pak elastike – madje fillojnë të shfaqen edhe rrudhat.

Megjithëse disa studime mbi kolagjenin tregojnë për rritjen e elasticitetit dhe përmirësimin e rrudhave në lëkurë, të dhënatjanë disi të turbullta, për shkak të mungesës së provave objektive ose financimit nga njerëzit që shesinkëto produkte. Nuk ka asnjë studim që tregon se suplementet do të parandalojnë rrudhat.

Suplementet e kolagjenit duken të sigurta. Por në përgjithësi  ekspertët ju bëjnë thirrje konsumatorëve të jenë të kujdesshëm ndaj shtesave të panevojshme ose joefektive. Pra, në vend të kësaj, rekomandojnë që të shpenzojnë në produkte të cilat janë të mështetura në  më shumë prova si: krem ​​kundër diellit dhe retinoidë.

Aplikimi i kremit  të diellit çdo ditë është gjëja më e mirë që mund të bëni për lëkurë të shëndetshme. Retinoidet –janë komponime që rrjedhin nga vitamina A –bllokojnë reduktimin e kolagjenit në nivel molekular, rrisin prodhimin e tij, dhe përmirësojnë rrudhat, strukturën dhe elasticitetin, tregojnë studime të shumta.

Si përthithet kolagjeni nga trupi?

Suplementet e kolagjenit krijohen duke nxjerrë proteinën nga indet e kafshëve, të tilla si kockat e bagëtive ose lëkura e peshkut. Kolagjeni shitet në pluhura dhe pilula, si dhe në kremra.

A mbështeten suplementet e kolagjenit nga shkenca?

Disa prova klinike dhe meta-analiza që përfshijnë suplementet e kolagjenit duken paraprakisht pozitive për sa i përket përfitimeve për lëkurën. Por është e vështirë të konkludohet se ndonjë shtesë e caktuar e kolagjenit është arsyeja.

“Shumë nga studimet përdorin suplemente me përbërës të tjerë, duke e bërë të vështirë të zbulosh se cili përbërës mund të jetë duke kontribuar në ndryshimet e perceptuara,” thotë mjeku për Washington POST.

A ndihmojnë suplementet e kolagjenit në shëndetin e kyçeve?

Disa (megjithëse jo të gjitha) studime të rastësishme kanë gjetur se suplementet e kolagjenit përmirësojnë simptomat tek njerëzit me osteoartrit, një sëmundje që prek kërcin. Por studimet kanë kufizime, të tilla si lidhjet me industrinë dhe kohëzgjatjen afatshkurtër. Nëse jeni duke përjetuar dhimbje kyçesh, bisedoni me një doktor për simptomat dhe trajtime të mbështetura nga prova më të forta, të tilla si ushtrimet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re