Nënat që dyshohet se janë me koronavirus ose që rezultojnë pozitive, duhet të vazhdojnë të ushqejnë me gji fëmijët dhe të mos ndahen prej tyre në rast se nuk ndjehen shumë keq.

Kjo është këshilla e drejtorit të përgjithshëm të OBSH, në konferencën e fundit për shtyp të organizatës. Sipas të dhënave të saj, përfitimet nga ushqimi i foshnjeve me gji janë shumë më të mëdha se çdo rrezik i mundshëm i transmetimit të covid 19.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme, këshilla e OBSH është se përfitimet nga qumështi i gjirit janë më të mëdha se sa rreziku i transmetimit të covid 19. Nënat që dyshohet se janë prekur nga koronavirusi apo që janë konfirmuar si të prekura, duhet të inkurajohen të vazhdojnë me ushqimin me gji dhe të mos ndahen nga foshnjet e tyre për sa kohë që nuk janë shumë sëmurë”.

Në qumështin e gjirit të grave me koronavirus nuk është pikasur virus i gjallë por vetëm fragmente të tij, ndaj nuk ka prova se covid 19 mund të transmetohet nga nëna tek foshnja, kanë saktësuar ekspertët e shëndetit të OBSH-së.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re