Andi Bushati mendon Shqipëria duhet të vazhdojë të pranojë turistë rusë, pavarësisht se nuk kemi fluks të madh të tyre.

“Shqipëria nuk ka pse hiqet në këtë agresion më katolike se Papa”, tha Bushati në emisionin Shock. Ai tha se shqiptarët nuk e kanë të drejtën t’i ndajnë rusët në kriminelë dhe jo kriminelë.

“Ç’të keqe ka që një familje rusësh nga Moska t’i bëjnë pushimet në Shqipëri?”, tha ai.

Vendimi i qeverisë për t’i lejuar rusët është i drejtë sipas Bushatit, por analisti thotë se ky pragmatizëm racional bie ndesh me veprimin tjetër të qeverisë, që ka emëruar rrugën para ambasadës ruse “Ukraina e Lirë”.

Ndërsa, Baton Haxhiu nuk është dakord që turistët rusë të lejohen në Shqipëri.

Ai tha se rusët nuk do të duhej të udhëtonin pasi “potencialisht e kanë votuar Putinin”.

“Me këtë parim nuk duhet të lëmë të shkojnë në bregdet as shqiptarët, se kanë votuar Edi Ramën”, ia ktheu Bushati.

Presidenti Ukrainas Zelenski u kërkoi dje shqiptarëve në një lidhje të drejtpërdrejtë në seancën parlamentare që të mos lejojnë turistët rusë në vend.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb