Komandanti i Gardës Kombëtare të Ohajos, John Harris, është pyetur nga mediat serbe nëse Serbia duhet të shqetësohet me faktin që SHBA-ja po e armatos Kosovën me raketat “Javelin”.

Komandanti i Gardës Kombëtare të Ohajos, John Harris, është pyetur nëse Serbia duhet të jetë e shqetësuar për armatosjen e Kosovës me raketa “Javelin” nga SHBA.

Lexo edhe :Related Posts

Duke iu përgjigjur mediave serbeHarris ka thënë se pajisjet ushtarake amerikane mund të gjenden kudo.

Më tej ai ka shtuar se është e rëndësishme që partneriteti të ndërtohet mes ushtrive dhe politika t’iu lihet politikanëve.

“Gjëja më e rëndësishme është që ne ushtarët të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit dhe të ndërtojmë partneritetin tonë mbi këtë, dhe ua lëmë politikën politikanëve”, ka thënë Harris për Tanjug në Uashington, ku mori pjesë në një pritjen e organizuar me rastin e ditës së shtetësisë së Serbisë. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re