Maqedonia e Veriut u godit në orët e para të ditës së djeshme nga një tërmet me magnitudë 5.2 i shkallës rihter, lëkundje të cilat u ndjenë dhe në territorin tonë.

Në një lidhje me Skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” sizmiologu Rexhep Koçi shpjegoi sesa të rrezikuar jemi nga tërmeti dhe paslundjet që tronditën vendin fqinj.

“Nuk konstatohet që një ngjarje e regjistruar në territorin shqiptar vitin e kaluar të jetë e lidhur me ngjarje të tjera që kanë pasuar pothuajse të gjithë gadishullin e Ballkanit duke patur parasysh dhe ngjarjet në Turqi në Greqi dhe Kroaci.

Kjo tregon edhe njëherë që territori i Ballkanit është sizmik dhe vatrat e aktivizuara herë pas here ë dëshmojnë më së miri këtë.

Nuk është e thënë që një tërmet të shkaktojnë një seri tërmetesh në një territor tjetër, por sforcimet që çlirohen në një territor të caktuar nuk emetohen në mënyrë direkte në vende të tjera”, tha Koçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re