Mjeku Ilir Pecnikaj ka qenë i ftuar ditën e sotme në një intervistë për Fax News për të folur për varinatin e ri Omicron dhe rrezikshmërinë e tij.

Ilir Pecnikaj thotë me ironi se shteti shqiptar gjithmonë i lë gjërat në dorën e zotit, gjë të cilën ka bërë dhe kur hyri në fillim koronavirusi, kur doli varianti Delta dhe tashmë që ka dalë varianti Omicron.

Sipas mjekut Pecnikaj, përderisa 7 vendet më të industrializuara janë mbledhur në një mbledhje të jashtëzakonshme për këtë temë, atëherë kjo tregon që ky mutacion ka diçka për të cilën duhet të shqetësohemi.

“Duke parë alertin shumë të madh që dha ky mutacion që çoi në mbledhjen e G7. Përderisa jep një alarm kaq shumë të madh , atëherë ka diçka. Ne në Shqipëri nuk kemi asnjëherë probleme sepse jemi i vetmi vend në Europë që gjërat i lëmë në dorën e zotit, e them me ironi. Të gjitha vendet e Europës, përfshirë Serbinë, etj., e kanë mundësinë të njohjes menjëherë të mutacioneve të virusit, ndërsa në Shqipëri nuk është vënë uji në zjarr. Ne e kishim pasur Delta në vendin tonë dhe po bënte kërdinë ndërsa ISHP thoshte mund të mos jetë. Fatkeqësia është që shteti shqiptar e ka lënë në duart e zotit, me ironi përsëri e them. Ne kemi një favor, sepse ne kemi gjithmonë kohë përpara një muaj apo dy për tu përgatitur. Në fillim Europa e kishte në janar te ne erdhi në mars. Njëjtë me Deltën. Janë disa gjëra, te ne gjithmonë u la në dorën e perëndisë. Fatalitetet ne europë kanë rënë 10% por në Shqipëri vijon njësoj. Ne e dimë shumë mirë që masat në Shqipëri nuk janë respektuar. Sa i takon vaksinave, po jemi shumë larg. Në të gjithë Europën jepen shifra ditore të sëmurëve në terapi intensive dhe sa nga ata kanë bërë vaksinën dhe sa jo. Sa janë fatalitetet për njerëzit e vaksinuar dhe sa jo. Duke bërë këtë, atëherë njerëzit ndërgjegjësohen dhe shkojnë vetë për të bërë vaksinën. Te ne mungojnë këto raporte. Një pjesë e mirë e popullsisë nuk i njihet certifikata e vaksinimit. Popullit shqiptar kjo qeevri i ka bërë Coronax të prodhuar në Turqi. Nuk njihet akoma. Është shumë shpejt për të folur. Thuhet se është shumë i transmetueshëm. Një alarm që u dha nga G7, të cilat kërkuan mbledhje urgjente, kjo më shtyn në faktin se është gjendje serioze. Thuhet se ky është një mutacion që edhe vaksinat nuk bëjnë punë. Kjo nukë shtë ende e konfirmuar“, tha Pecnikaj.

Mjeku Pecnikaj ka një apel për të gjithë qytetarët shqiptarë. Sipas mjekut Pecnikaj, të gjithë qytetarët +18 vjeç duhet të bëjnë një nga vaksinat e certifikuara si Pfizer, Astra Zeneca apo Moderna. Për fëmijët mjeku nuk sugjeron bërjen e vaksinës, përveçse për ata që  vuajnë nga sëmundjet.

“Çdo gjë ka dalë nga kontrolli që ditët e para. Nuk ka kontroll për gjurmueshmërinë e mutacioneve. Në rastin tim, në fund të gushtit na izoluan familjarisht sepse një familjar imi doli pozitiv. Pas një muaji doli me testin seriologjik zero. Është kakofoni , joprofesionalizëm. Na dilte tamponi fallso pozitiv. Po vihet në lojë besueshmëria te populli. Unë dija çfarë duhet të bëj për ta parë nëse vërtetë kisha apo jo. Po pjesa tjetër e popullsisë që nuk ka mundësi? Ne jemi në pandemi shumë të madhe. Gënjeshtra që bëhet më e lehtë për ta kuptuar është që kjoë shtë një fallso. Unë sot i bëj thirrje bashkëatdhetarëve të mi, të gjithë ata mbi 18 vjeç dhe nuk e kanë bërë vaksinën , ju lutem bëjeni vaksinën , bëni një nga vaksinat pfizer, Astra Zeneca, Moderna. E keni për të mirën tuaj dhe të dashurve tuaj. Unë kam bërë Astra Zeneca dhe kam kaluar Covid. E kam kaluar shumë më lehtë sesa miqtë e mi që kanë qenë të pavaksinuar. Ju lutem vaksinohuni se e keni për vten tuaj dhe njerëzit e dashur që ju trrethojnë. Fëmijët? E vetmja gjë që jam pro është se janë vektor të transportimit. Por për të tjerat jam kundër.Mbi 18-vjeç duhet ta bëjnë vaksinën. Të gjitha të dhënat thonë se deri tani mutacionet e Coronaviru te moshat nën 18 vjeç kanë kaluar si grip i zakonshëm. Vetëm fëmijët që kanë sëmundje të rënda rekomandohet që të vaksinohen”, theksoi Pecnikaj.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re