Mjeku Ilir Alimehmeti në një lidhje Skype për Fax News u shpreh mbi variantin e ri të Covid-19 ‘Omicron’ duke thënë se nuk është i rrezikshëm pasi me kaq pak kohë nuk ka ende raste të formë së rëndë apo humbje në jetë.

AliMehmeti theksoi se variantet mund të përhapen por nuk janë aq të rrezikshëm, duke kujtuar dhe Deltë-n që lindi në Indi që sipas tij nuk ka fare ngjashmëri me ‘Omicron’.

Ai tha se në Afrikën e Jugut nuk po raportohet asnjë vdekje dhe madje asnjë person që të jetë I pajisur me oksigjen. E veçanta e këtij variant tha mjeku është se mund të jetë dhe asimptomatik dhe vetë njeriu që infektohet nuk e kupton duke e shpërndarë kështu tek të tjerët.

Alimehmeti: Ju e dini që kolegët nga Afrike e Jugut raportojnë forma të lehta të sëmundjes, asnjë që ka humbur jetën apo që është me oksigjen. Me kaq pak raste patjetër nuk bëjnmë dot një studim. Indicie tjetër është që variantet që kanë lindur ne Afrikë nuk kanë gjetur terren në Europë apo SHBA, sic ishte BETA.

Pati raste sporadike por jo të përhapej në kontinentet veriore. Do ta shohim dhe do ta presim , momentalisht është shqetësim se ka shunmë mutacione dhe nuke dimë se cfarë do të thotë kjo në praktikë.

A është i pranishëm në vendet e Europës ose jo nuk e dimë por do jetë herët ose vonë, por a të bën më shumë për spital, a ka më shumë humbje jete dhe a funksionojnë mjekimet ndaj tij. Këto përgjigjie do meren në javët në vijim, shumë raste janë pa asnjë simptomë, ky është aleati më i mirë I sëmudnjes se edhe vetë personi që sëmuret nuk e di dhe mund ta përhapë.

Mos të harrojmë që jetojmë në periudhën e globalizmit dhe mund të zbulohet në të gjitha cepat e botës. Ne duhet të shohim rastet me Saras Cov. Nuk është parë asnjë formë e rëndë , këta mund të zbusin dhe klinikën e virusit. Momentalisht jemi duke vëzhguar dhe raportuar.

A duhet te shqetësohemi per cdo lloj mutacioni?

Është si të shqetësohesh për cdo lloj forme të re ndërtimi, në këtë rast e njëjta gjë, ne po marrim informacionin dhe po e diskutojmë por deri tani nuk kemi parë asgjë kaq shqetësuese, i fundit ishte Delta që është mbizotërues deri tani.

Lindi në Indi dhe i mbani mend ato pamje të tmerrshme, të kesh dicka të re jo domosdoshnmërisht ësht i keq sepse sot nuk kemi pamje të tilla në Afrikë.
Është shumë pak kohë për ta studiuar nga ana klinike.

Situata aktuale është e qendrueshme, ka ulje të numrit të rasteve, numri spitalor është në luhatje por thuajse i njëjtë. Ajo që kemi ne në dorë sot është vaksinimi i cili mund të zbrazë spitalet.

Megjithatë jemi shumë larg sezonit të kaluar por sytë duhet ti mbajme te spitali dhe rastet e reja, këto janë indikacionet.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re