Kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës në SHBA, Mark Gjonaj në fjalën e tij në Ditën e Dytë të Samitit të Diasporës që zhvillohet në Tiranë ka bërë thirrje për bashkimin e shqiptarëve.

Ai kërkon që liderët të bashkohen ën mënyrë që të arrihet të shkohet më larg.

Ai dha dy shembuj se çfarë është arrirë deri më tani  duke u ndalur tek pavarësia e Kosovës dhe ngritja e një kombëtareje futbolli me lojtarë nga të gjitha trevat shqiptare.

Nga ky samit ai përfitoi t’i drejtojë një thirrje edhe Serbisë e presidentit Aleksandër Vuçiç, që t’i lërë kosovarët të jetojnë, siç ata e meritojnë.

Mark Gjonaj: Është një proverb që thotë “nëse doni me shku shpejt, shko vetëm, nëse doni me shku larg, shkoni së bashku”.

Krejt historia shkruan për këtë ditë që liderët janë bashkuar.

Ju kërkoj që kokat tuaja t’i bashkoni që t’i bashkojmë edhe tokat edhe popujt.

Kemi dy shembuj se çfarë ndodh kur bashkohet shqiptari, u bë Kosova shtet i pavarur.

Sa po flas për Kosovën, po ia çoj Serbisë një mesazh edhe Vuçiçit, “Mos na e ngacmo Kosovën dhe kosovarët më! Le të jetojnë atë jetën që e meritojnë”

Rasti i dytë, kur bashkohen Shqiptarët, ishte ekipi kombëtar i futbollit, që ka shqiptarë, kosovarë e nga Maqedonia e Veriut, e ‘zot shnosh’ kanë me e pru champions në shtëpinë tonë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re